Synon çmimin e madh

Ka vendosur të shijojë pasarelat e modës evropiane. Por për ta arritur këtë, vajza shqiptare Edlina Asllani e cila jeton në Zvicër ka vendosur të garojë në botën e të bukurës dhe elegancës.

Ndonëse ka vetëm 15 vjet, vajza tashmë ka përjetuar ndjenjën e suksesit pasi që përveç se ka prezantuar dëshirën e saj për modën, Edlina ka hyrë në mesin e 13 finalisteve për titullin e madh në ‘Elite Model Look Switzerland 2013’.

“Elite Model Look” mbahet mbrëmjen e sotme, më 29 gusht në Cyrih, ndërsa kjo garë përfshinë një kategori më të veçantë të modeleve, siç e tregon dhe emri, ‘modele elite’ të bukurisë dhe elegancës.

“Nga mosha 12-13 vjet, jam interesuar shumë për modelim. Por prindërit e mi më thoshin se duhet të prisja edhe për pak kohë, sepse isha e re. Por më 27 prill të këtij viti, ju thash prindërve të marr pjesë në një garë e cila ka qenë në Luzern, dhe të shohim se çfarë do të dalë… / Tribuna

Lajme të ngjashme

Back to top button