Manchester United ofron 50 milionë € për Ozil

Në ditët e fundit të merkatos si duket kanë filluar të “çmenden” disa skuadra. Pas Real Madridit dhe Arsenalit, tani edhe skuadra Manchester United ka lansuar një ofertë të madhe drejtë mesfushorit të Real Madridit, Mesut Ozil.

Siç raporton AS, United sot do të bëj një ofertë prej 50 milionë € për playmaker-in e Real Madridit.

Ozil ka qenë i lidhur me disa klube Angleze në këto ditë të fundit dhe mund të largohet në Angli për një pagë prej 200.000 funta në javë.

Lajme të ngjashme

Back to top button