Ruzhdi Lata: “Rrugën e Arbërit” e ndërton shteti shqiptar

Ndërtimi i  „Rrugës së Arbërit“ do ta shkurtojë distancën Dibër-Tiranë në vetëm 85 km, ndërsa sot është 173 km. Ka disa vite që kanë filluar punimet e rrugës në Bulqizë, duke përfshirë këtu edhe tunelin (Qafën e Buallit) deri te Ura e Vashëz, në një linear prej 800 metrash. Për ndërtimin e kësaj rruge punojnë tetë kompani vendase. “Rruga e Arbërit“ ka  parametra bashkëkohore, ku gjerësia e rrugës është 9 metra.

Ruzhdi Lata, kryetari i komunës së Dibrës për „Portalb“-in thotë se ,,rrugën e Arbërit e ndërton shteti shqiptar dhe ne nuk ka pse të përzihemi në atë punë, sepse ne nuk e kemi atë mundësi që t‘i mësojmë ato çka të bëjnë dhe e dyta shpresojmë që shteti shqiptar për pak kohë ta sjellë rrugën e Arbërit deri në kufirin e Bllatës”. Sipas Latës, “Maqedonia në mos tjetër, që mos të turpërohet prej Shqipërisë, do ta ndërtojë këtë rrugë, sepse atë nuk e ka ndërtuar për arsye të tjera. Prandaj, ju them që kjo rrugë tanimë duhet të ndërtohet për inate politike, saqë për dibranët nuk është bërë dhe nuk do të bëhet”, theksoi Lata.

Sa i takon ,,inatit politik,, kryetari Lata e ndërlidhi ndërtimin e Rrugës së Arbërit me aksin rrugor Ura e Boshkut-Dibër, e cila është e shkatërruar tërësisht. Sipas tij,  “tani e tutje kjo rrugë më nuk ndërtohet për arsye ekonomike, nuk ndërtohet për dibranët, por ndërtohet për inat. Pse për inat?” – shtoi Lata. Sipas  tij, “në vitin 1951, Jugosllavia prishi marrëdhëniet me Shqipërinë dhe në atë kohë kishte nisur të ndërtohet hoteli në Banjat e Banishtit dhe shteti e ndali ndërtimin. Në Dibër, në atë kohë ka ardhur një prefekt i dhunshëm prej Bogdanci me pseudonimin ,,Zhelezni,, i cili i drejton Komitetit Qendror një letër se u turpërua me Shqipërinë, duke thënë se jugosllavët nuk kanë para të ndërtojnë një hotel. Urdhëresa nga Komiteti Qëndror  ishte që hoteli të ndërtohet dhe u ndërtua për inat të Shqipërisë në atë kohë. Të shpresojmë edhe tani që rruga e Arbërit të merr hovin e duhur, të ndërtohet sa më parë, kuptohet nga inati”, përfundoi Lata.

Ndërtimi i „“Rugës së Arbërit“ do t’i jepte një hov të madh zhvillimit të biznesit dhe tregtisë në rajonin e Dibrës, por edhe më gjerë si Gostivarit, Tetovës, Shkupit e më gjerë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button