Gruevski – Nga refuzimi kategorik, në thirrje për zgjedhje

Nga vendosmëria decide “Jo” për zgjedhje të parakohshme parlamentare deri te thirrjet për zgjedhje të parakohshme në tetor. Prej deklaratave, shihet se Gruevskit i janë dashur katër muaj për ta ndryshuar qëndrimin rreth nevojës për të nënshkruar për zgjedhje të parakohshme palamentare, analizon Radio Evropa e Lirë. Në muajin shkurt, kryeministri në mënyrë të prerë ka refuzuar iniciativën e atëhershme të opozitës për zgjedhje parlamentare menjëherë pas atyre komunale:

“Tash ata kërkojnë marrëveshje për zgjedhje të parakohshme parlamentare, dua të them publikisht me vendosmëri se, qëndrimi jonë është – nuk do të ketë marrëveshje për zgjedhje të parakohshme”, ka thënë atëherë, Nikolla Gruevski.

Katër muaj më vonë, më 25 të këtij muaji, Gruevski duket se ka ndryshuar mendimin e tij dhe doli me ultimatim për opozitën.

“Nëse pas kësaj konference për shtyp e deri nesër LSDM-ja ndryshon qëndrimin për zgjedhje të parakohshme, le të paraqeiten dhe deputetët tanë do të vijnë”, ka thënë kryeministri i Maqedonisë.

Pas thirrjes së kryeministrit, disa mediume thanë se zgjedhjet e parakohshme kanë qenë të parapara me marrëveshjen e marsit. Megjithatë, në dokument theksohet se mes të tjerave, duhet të bisedohet edhe për kohën e zgjedhjeve të ardhshme, e jo për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button