KSHPK: Më të korruptuar janë politikanët, gjykatësit, mjekët, por edhe gazetarët

Në Maqedoni qytetarët i shohin partitë politike si më të korruptuarat. Pas tyre janë gjykatat, shëndetësia, mediumet. Këtë e tregojnë rezultatet nga anketa e bërë nga Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit (KSHPK) dhe agjencia Rejting.

Analiza e rezultateve tregon se të anketuarit, 29 për qind e të cilëve janë anëtarë të ndonjë partie politike, nuk kanë mendim të mirë për partitë, por edhe për shumicën e njerëzve të cilët janë zyrtarë publik. Konstatimi kyç, thuhet në përfundim të anketës, ka të bëjë me moralin e ulët, niveli i lartë i mosndëshkimit dhe korrupsionit të përhapur politik, por edhe besimi i dobët se ekzistojnë masa efikase për ballafaqim me to.

Sipas Gjorgi Sllamkov, kryetari i Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit (KSHPK), hulumtimi tregon nivel të lartë të korrupsionit tek partitë politike, por kur bëhet fjalë për Maqedoninë, menjëherë pas tyre janë gjykatat, shëndetësia, mediumet…

“Ka disa probleme, prej të cilëve është financimi aktual i partive politike, financimi gjatë kohës së kampanjës parazgjedhore, miratimi i ligjeve nëpërmjet procedurës së shkurtër, lobimit dhe të ngjashme”, thotë kryetari i KSHPK duke theksuar se megjithatë, më e rëndësishme është financimi i partive politike në kohën e kampanjës parazgjedhore.

Më shumë se 56 për qind nga të anketuarit, mendojnë se financimi i kampanjës parazgjedhore të partive në Maqedoni, është tërësisht jotransparent dhe ilegal, ndërsa më shumë se dy të tretat, ose 68 për qind vlerësojnë se partitë mjaftueshëm ose shumë shfrytëzojnë të holla për korruptim të votuesve.

Lajme të ngjashme

Back to top button