Gruevski: Premtimet investuese do të realizohen me buxhetin e ri

“Në buxhet janë paraparë rritje të pensioneve për 5 për qind nga viti i ardhshëm, rritje e ndihmës sociale për pesë për qind njëjtë nga fillimi i muajit mars dhe rritje e pagave të administratës duke u nisur me pagën e tetorit. Janë paraparë edhe rritje tjera të transferimeve para së gjithash në sferën sociale, ndërsa janë paraparë edhe 140 milionë euro për subvencione edhe për ndihmë tjetër të fermerëve. Do me thënë këtë premtim që e kemi dhënë është paraparë në buxhetin e ri”, tha Gruevski.

Gruevski tha se është paraparë edhe rritje e shpenzimeve kapitale të cilat shkojnë për investime, për ndërtime, për rrugë, ujëra, sisteme të kanalizimit, që, siç theksoi ai , është trend në tre vitet e fundit. “Mirë që është kështu,  sepse kjo ndikon në rritjen e ekonomisë dhe në hapjen e vendeve të punës, në kushte të krizës ekonomike ka shtete në të cilat kanë rënie ekonomike”, tha kryeministri I Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button