Tare do blejë futbollist nga Real Madridi

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare është duke bërë përpjekje që ta sjell në ‘Olimpico’ sulmuesin meksikan, Javier Hernandez.

Ky i fundit është i huazuar te Real Madridi deri në fund të sezonin nga Manchester United. Por, Chicharito pritet të gjej klub të ri gjatë verës, pasi në asnjërën skuadër nuk ka vend.

Sipas tabloidit britanik, Daily Star, Lazio i ka ofruar Manchester Unitedit 8 milion funte (11 milion euro) për reprezentuesin meksikan, i cili kërkohet edhe nga West Ham e Liverpool.

Lajme të ngjashme

Back to top button