Takimi i radhës mes LSDM-së dhe VMRO-së në Bruksel pa entuziazmin e kompromisit

Në prag të raundit të dytë të bisedimeve mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, në kuadër të dialogut që po zhvillohet në Bruksel, përfaqësuesit e të dy partive politike mbajnë të fshehtë strategjinë e bisedimeve. Të dy partitë nuk dëshirojnë të flasin për bisedimet që janë paralajmëruar se do të mbahen të mërkurën. Analistët mendojnë se prapa heshtjes së partive më të mëdha nuk mund të fshihet diçka më serioze sepse situata në Maqedoni është mjaft e brishtë dhe se ajo mund të zgjidhet me ndonjë kompromis mes VMRO-së dhe LSDM-së.

Njohësit e çështjeve politike në vend nuk janë optimist lidhur me takimin e dytë mes LSDM-së dhe VMRO-së në Bruksel. Sipas tyre edhe kësaj radhe nuk do të ketë asnjë kompromis apo marrëveshje.

Kryetari i këshillit Euro-Atlantik, Ismet Ramadani thotë për Portalb se ky takim s’do ketë rezultate pozitive, por do të mbetet si përpjekje e deputetëve të Parlamentin Evropian për të vazhduar bisedimet mes këtyre dy parive me qëllim që të arrihet ndonjë kompromis për tejkalimin e krizës politike në Maqedoni.

“Ky takim nuk do të jep rezultat, por do të mbetet si përpjekje e deputetëve të Parlamentin Evropian për të vazhduar bisedimet mes këtyre dy parive me qëllim që të arrihet ndonjë kompromis për tejkalimin e krizës politike në Maqedoni. Unë mendoj se së shpejti do të krijohet një situatë, ku do të duhet të intervenojnë BE dhe SHBA, me ç’rast do të përdoret diplomaci me presion për të tërhequr Maqedoninë nga kjo situatë. Ata do të kapen në investimet e pakthyeshme që kanë bërë në Maqedoni për ta avancuar atë drejtë eurointegrimeve, që do të thotë se ata kanë alibi të fortë që të përdorin trysni mbi qeverinë, nëse ata bëhen të padëgjueshëm atëherë pritet izolim total të cilin do ta paralajmëroj Brukseli”, tha Ramadani.

Ai shtoi se situata e fundit e krijuar në Maqedoni pritet të nxisë edhe më shumë protesta dhe shprehje të pakënaqësisë nga ana e popullatës.

“Sipas mendimit tim pas kësaj situate, do të ketë protesta të shumta dhe presioni nga brenda dhe nga jashtë do të shtyn qeverinë që të tërhiqet. Dhe më pas na pret riformësimi i institucioneve demokratike dhe të pavarura”, shtoi Ramadani.

Bojan Mariçiq, nga Qendra maqedonase për edukim evropian thekson se situata në Maqedoni është mjaft serioze dhe nuk mendon se ajo mund të zgjidhet me ndonjë kompromis mes VMRO-së dhe LSDM-së.

“Nuk besoj që do të ketë marrëveshje, tre eurodeputetët po japin maksimumin që të zgjidhin situatën politike në vend, por nuk mendoj se mund të arrihet ndonjë kompromis. Mund të shihet nga përgjimet që situata është mjaft serioze dhe u dëshmua që qeveria është e korruptuar andaj nuk besoj që do arrihet ndonjë marrëveshje. Por edhe nëse arrihet duhet të shqyrtohet mirë, sepse edhe në 2013 u arrit marrëveshje, e cila mbeti e pa realizuar dhe vetëm në letër, të cilën qeveria e quajti letër tualeti. Andaj mendoj se më shumë duhet të punohet në zgjidhje të krizës politike në Maqedoni”, theksoi Mariçiq.

Ndërkaq nga anëtarët e LSDM-së të kontaktuar nga Portalb, thonë se nuk komentojnë takimin apo atë se çka mund të del nga ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button