LSDM: Ja dhe një aferë,për 5 vite Jankullovska ka fituar 200 mijë euro

Ministresha e brendshme, Gordana Jankullovska, pasi që është ulur në kolltukun e saj ministror, vetëm që ka ble banesa e ka rritur pasurinë e saj për shumën marramendëse prej 200 mijë eurove. Këtë informatë e bëri publike sot zëdhënësi i opozitares LSDM, Petar Shilegov duke informuar se ky është një ndër skandalet e “pasurimit në mënyrë eksprese” të njerëzve të pushtetit, që LSDM ka në plan ti publikojë në ditët në vijim.

“Parashtrojmë një pyetje të thjeshtë deri te ministrja për punë të brendshme dhe deri te kryeministri Gruevski. A arrihet me një rrogë të ndershme në Maqedoni, le te jetë dhe rrogë ministri, për 5 vite të mblidhen 200 mijë euro? Në vitin 2006 Jankullovska ka bërë me dije se posedon vetëm një banesë prej 76 metra në katror me vlerë prej 50 mijë euro. Pas 5 viteve ajon ka blerë banesë të re prej 114 metra katror, me vlerë prej 120 mijë euro. Është interesante se në të njëjtin vit edhe buri i saj është pasuruar me banesë të re prej 95 metra katror me vlerë prej 100 mijë euro” tha sot në konferencë Shilegov.

Ai theksoi se të dhënat i ka marrë nga listat anketuese për pasurinë e ministres në fjalë. 

Pyetja është e thjeshtë, si arriti ministrja e ndershme Gordana Jankullovska, të zgjerojë pasurinë e saj për katër herë, nga dy roga në administratën shtetërore, bashkë, jo më të mëdha se 1700 euro? Një përllogaritje e thjeshtë tregon se sikur Ministrja dhe buri i saj, të mos harxhonin  asnjë  denar nga rogat e tyre, të mos kishin ngrënë apo blerë diçka, nuk do të arrinin të fitonin as gjysmën e shumës prej – 200 mijë euro, kapital i rritur, theksoi Shilegov.

Ai, theksoi se partia insiston në përgjigje nga kryeministri Nikolla Gruevski si dhe nga Jankullovska, si është e mundur matematika – nga rroga shtetërore, për 5 vjet  të rrisni fondin për 200 mijë euro! 

Në këtë mënyrë luftoni kundër kriminalitetit? Në mënyrë misterioze u rriten  fondet strehimore, ndërsa paraqitni vetëm rroga shtetërore, pyet zëdhënësi i LSDM-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button