BDI: Ne mundohemi të jemi të dobishëm për çështjen e emrit

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, është takuar sot me Ambasadorin e Republikës së Greqisë në Maqedoni, Haris Lalakos. 

Kryetari Ahmeti shprehu falënderimet e thella për organizimin e vizitës së shkëlqyer në Athinë dhe takimet me zv/kryeministrin Venizelos dhe Ministrin e Mbrojtjes Avramopulos. 

Ambasadori Lalakos ka shprehur kënaqësinë e Qeverisë greke për vizitën e Ahmetit në Athinë për sa i përket përmbajtjes dhe kontekstit të takimeve midis bashkëbiseduesve. 

“Bashkëbiseduesit diskutuan për vizitën e fundit të ndërmjetësit të OKB për çështjen e emrit me ç’rast të dy palët u pajtuan që vendi duhet të integrohet në NATO dhe në Bashkimin Evropian, por për ta arritur këtë synim strategjik, do të duhet që të arrihet kompromis me fqiun jugor mbi çështjen e emrit. 

Kryetari Ahmeti theksoi që BDI i kushton rëndësi të jashtëzakonshme marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore, procesit integrues të Maqedonisë në NATO dhe BE, marrëdhënieve të shëndosha ndëretnike, zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe zhvillimit ekonomik. 

Në këtë aspekt, BDI përpiqet të jetë subjekt i dobishëm drejt zgjidhjes së çështjeve të hapura me fqinjët dhe bën politikë konstruktive, në përputhje me prioretet strategjike të vendit për integrim sa më të shpejt euroatlantik”, thuhet në komunikatën e kabinetit të kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti.

Lajme të ngjashme

Back to top button