Ministri Haxhinasto, pushime romantike

Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, përpara marrjes së mandatit ka kaluar disa ditë relaksi në Turqi. Ai ka udhëtuar në plazhet e vendit fqinj nën shoqërinë e bashkëshortes, një bionde shumë simpatike.

Çifti i veshur me të kuqe është fotografuar pranë detit. Ata duken të dashuruar e të lumtur pranë njëri-tjetrit. Bashkëshortja e ministrit ka pozuar edhe në mesin e një ‘shkuma party’, e veshur me shumë stil dhe mjaft në formë.

Urojmë që ministri të ketë mbledhur energjitë e duhura gjatë pushimeve, sepse e pret një vit i gjatë e tejet i angazhuar në krye të ministrisë që sapo ka marrë në dorëzim.

Lajme të ngjashme

Back to top button