Agjenti konfirmon: Dani Alves largohet nga Barca

Mbrojtësi i skuadrës së Barcelonës, Dani Alves ka konfirmuar se do të largohet nga gjigantët spanjoll në afatin kalimtar veror.

Reprezentuesi Brazilian është pyetur nga një medium se cfarë do të ndodhë me të ardhmen e tij, ndërsa ky i fundit iu është përgjigjur se ka vendosur largimin nga Camp Nou.

“Kjo është oferta e fundit nga Barcelona. Ata na kanë treguar se nëse e refuzojmë këtë atëherë nuk do të ketë tjetër. Ne nuk do të pranojmë cfarë na është ofruar. Negociatat kanë përfunduar dhe ne nuk kemi pranuar ofertën nga Barcelona”, ka thënë agjenti i tij, Dinorah Santana.

Për shërbimet e tij është i interesuar klubi i Manchester United, i cili raportohet se ka arritur marrëveshje me lojtarin në fjalë.

Lajme të ngjashme

Back to top button