Aterrim emergjent i një aeroplani, iu këputën rrotat

Aeroplani i tipit Boeing 737 sot ka bërë aterrim emergjent, pasi iu këput nga vendi rrota e cila përdoret për ulje, ndërsa rrëshqiti rreth 115 metra në pistën e aeroportit EastMidlands në Angli.

Aeroplani i ngarkuar me 10 tonë, nuk kishte udhëtarë në të përveç ekuipazhit në bord. Numri i personave në aeroplan ishte 2, shkruan Mirror.

Ndërsa raportohet që nuk ka të lënduar nga ky aksident, ngase të dy pilotët raportohet të kenë shtuar kujdesin mbi gjendjen alarmante pasi e vërejtën se kishin probleme.

Aeroplani rrëshqiti për rreth 115 metra në pistën e aeroportit, ndërsa në fund u ndalua me sukses duke përdorur frenat alternativë.

Lajme të ngjashme

Back to top button