Besa Kokëdhima nderohet me trofe në Turqi
Këngëtarja nga Shqipëria, Besa Kokëdhima, është shprehur mjaft e kënaqur me interpretimin e saj në Festivalin Ndërkombëtar, ‘TurkçeVizyon’.
Krijuesja e hitit “Engjëjt vrasin njëlloj” ka qëndruar në Denizli të Turqisë për të qenë pjesë e këtij evenimenti madhështor.
“Interpretimi im në Festivalin ‘TurkçeVizyon’ në Turqi shkoi shkëlqyeshëm! Ju falënderoj pa masë për mbështetjen! Ishte një nder për mua të përfaqësoja vendin tim! Këtu kam në duar një trofe falënderues nga drejtuesit e eventit”, ka shkruar Besa në rrjetet sociale duke ia bashkëngjitur fotografinë e mëposhtme.