Shkupit i shtohen 200 kontenjer plastike
200 kontenjer të plastikës kanë promovuar sot kryetari i qytetit të Shkupit Koce Trajanovski dhe drejtori i ndërmarrjes publike ‘Higjiena Komunale’ Rakip Doci.
Kontenjerët e rinj janë donuar për nevojat e ‘Higjienës Komunale’.
‘Që të përmirësohet gjendja e mbledhjes së mbeturinave në territorin e Shkupit, janë ndarë 200 kontenjer të plastikës, me kapacitet prej 1.1 metër kub.
Me vendosjen e kontenjerëve të rinj do të mund të përfshihen nga 25 kg mbeturina në cdonjërën prej tyre’ tha Koce Trajanovski, kryetar i Shkupit.
Për realizim e këtij projekti sic tha Rakip Doci, drejtor në ndërmarrjen publike ‘Higjiena Komunale’ Shkup, janë ndarë rreth 2.500.500 denarë./Portalb