CIVIL: Stop presionit dhe kërcënimeve ndaj nxënësve që e bojkotojnë mësimin

Nxënësit në shumë shkolla të mesme nga e hëna e bojkotojnë mësimin. Ato janë vendosur për këtë hap pasi Ministria e arsimit dhe shkencës disa herë më shumë se një muaj I ka injoruar thirrjet e tyre për bisedime ku ato dëshirojnë ti shprehin kërkesat e tyre.

CIVIL, Qendra për liri dhe vëzhgim të gjendjeve në teren që nga fillimi ka qenë në aktivitete e Plenumit të nxënësve pas çka ka konstatuar shkelje serioze të të drejtave të nxënësve, që u intensifikuan ditëve të fundit.

“CIVIL ka konstatuar se është shkelur e drejta e lirisë së lëvizjes nëpër shkolla ku po zhvillohet bojkoti I mësimit. Me urdhër të drejtuesve të shkollave, në disa shkolla janë mbyllur dyert kryesore me çka nxënësve u pamundësohet lëvizja e lirë dhe qasja në shkolla. Në disa shkolla ju mbyllen dyert e klasave ku ata dëshirojnë të bëjnë ndonjë aktivitet dhe kështu me orë të tëra lihen nëpër oborre, dhe korridore”, thonë nga CIVIL.

Ata rikujtojnë se kjo sjellje e dhunshme dhe e vandalizuar mund të shkaktojë revolt tek nxënësit.

Sipas CIVIL, nxënësit janë vazhdimisht nën presionin, etiketimin dhe kërcënimin e drejtorëve dhe një pjesë të kuadrit arsimor.

Lajme të ngjashme

Back to top button