Edhe struganët fituan statusin e veteranit në Kosovë

Publikimi i listave të pjesshme të veteranëve dhe pjesmarësve në luftën clirimtare të UÇK­-së, në Kosovë nga ana e Komisionit të ngritur nga qeveria e këtij shteti, edhe pse akoma e paplotë u njeh kontributin edhe shumë struganëve.

Si që mëson  portali Strugalajm, statusin e veteranit të luftës çlirimtare të Kosovës ky Komision i qeverisë së Kosovës ia ka njohur: Nuri Mazari­-Komandant Struga, Shkëlzen Bariu, Artim Elmazi, Ramadan Qyra, Amedan Qyra, Neat Musai, Blerim Nura ndërsa atë të pjesmarrësit dhe pjestarit Argëtim Hanit dhe Mair Skënderit.
Sipas po të njëjtit portal, numri i struganëve të përfshirë në luftën e Kosovës në mënyrë të drejtpërdrejt dhe në rrafshin logjistik është shumë më i madh se kaq, dhe sipas tyre një pjesë e emrave me shumë gjasë do të publikohen në ditët në vazhdim. Ndërkohë, nuk përjashtojnë mundësinë që një pjesë të mos kenë aplikuar fare në Komisionin e qeverisë të Kosovës për tu njohur ky kontribut i tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button