Tragjedia e aeroplanit Germanwings: Kopiloti drogoi kapitenin

Kopiloti Andreas Lubitz kishte hedhur diçka në kafenë e kapitenit të fluturimit të aeroplanit të Germanwings, Patrick Sondenheimer, shkruan Telegrafi.

27-vjeçari Lubitz, sipas raporteve të fundit kishte vendosur një bar diuretik në kafe, që nxit urinimin, për të marrë kontrollin e Airbusit 320 pasi piloti do të ishte i detyruar të shkonte në tualet.

Lubitz kështu ka marrë kontrollin e kabinës së pilotimit, për të kryer pastaj aktin vetëvrasës të shkatërrimit të aeroplanit me 150 udhëtarë dhe pjesë të ekuipazhit, më 24 mars në Alpet franceze, transmeton Telegrafi.

Këto informata vijnë nga kompjuteri i Lubitzit që është konfiskuar nga Prokuroria e Dyseldorfit.

Lajme të ngjashme

Back to top button