Rasmussen – Ramës: Shihni drejt së ardhmes, jo pas

Mëngjesin e sotëm, Rama është pritur në një takim nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen, takim që është pasuar me një konferencë të përbashkët për shtyp.
Në fjalën e tij, sekretari i përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen ka deklaruar se është koha që Shqipëria ashtu si edhe vendet e tjera të Ballkanit të shohin drejt së ardhmes dhe jo në të  kaluarën.

Gjithashtu, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka vlerësuar kontributin e dhënë nga vendi ynë për sigurinë.

Ndërsa kryeministri shqiptar Edi Rama u shpreh se Shqipëria do të vijojë të jetë anëtare e NATO-s duke dhënë kontributin e saj dhe duke përmbushur detyrat e saj.

“Shqipëria do të vijë të jetë pjesëtare e kësaj organizate. Na është është dashur një kohë e gjatë për tu bërë pjesë në NATO. Kemi marrë të gjitha përgjegjësitë për të kryer këtë detyre, ne do të bëjmë më të mirën për të mbajtur lart reputacionin e kësaj organizate”, theksoi Rama.

Ndërkohë Rama do të vijojë takimet në Komisionin Europian me presidentin Jose Manuel Barroso, komisionerin për Zgjerim Stefan Fule dhe shefen e Diplomacisë Europiane, Catherine Ashton.

Po ashtu kryeministri shqiptar pritet të zhvillojë edhe një drekë pune me ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Europian. Më Shumë rreth takimeve të Kryeministrit Rama në Bruksel. 

Lajme të ngjashme

Back to top button