Evitohet tragjedia në Çair, ndërtesa plot me femijë u përfshi nga flakët

Në rrugën Emin Duraki në Çari, është përfshirë nga flakët një ndërtesë në të cilën jetojnë një numër i madh i familjeve të  reja me fëmijë të vegjël.

Zjarri ne podrumin e ndërtesës shpejt është lokalizuar, por nga shtrirja e flakëve në katet me lartë janë rrezikuar familjet që jetonin në të. Nga brigade e zjarrfikësve thonë se nuk ka të lënduar.

Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen, me rendësi është që zjarrfikësit arritën që ta lokalizojnë në kohë.

Të lënduar nuk ka dhe nuk është bërë dëm i madh material, thotë komandanti I brigadës së zjarrfikëseve të Shkupi, Bllagoja Menkovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button