Arsenali gati 40 milion euro për sulmuesin e Napolit
Skuadra nga Premier Liga angleze, Arsenal është shumë pranë të transferojë sulmuesin e Napoli-t, Gonzalo Higuain.
E përditshmja britanike Metro, shkruan se drejtuesit e Arsenal-it janë shumë të interesuar që t’i sigurojnë shërbimet e Higuain-it, për të cilin pritet të ofrojnë hiq më pak se 48 milionë €.
Sulmuesi pritet që gjatë verës të largohet nga Napoli pas një sezoni zhgënjyes, ndërsa Arsenal sipas të gjitha gjasave do të jetë skuadra ku ai do ta vazhdojë karrierën.