Përplasje me armë zjarri në Vlorë, 3 të vdekur dhe 1 i plagosur

Tre persona janë me vrarë armë zjarri në Vlorë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur në lagjen “Çole”.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 14.00 në një lokal, ku në ambientet e jashtme të tij ka pasur shkëmbim zjarri mes dy grupeve.

Nga të dhënat paraprake siç raporton Noa.al, mësohet se viktimat janë Haki Rakipi 28 vjeç, Alfred Velaj 27 vjeç dhe Albi Limaj.

Rakipi dhe Velaj gjetën vdekjen menjëherë si pasojë e plagëve të marra, ndërsa Limaj ndërroi jetë në duart e bluzave të bardha në spital, ku aktualisht ndodhet i plagosur Aleksandër Llanaj.

Dyshohet se Albi Limaj ndodhej në makinën nga nisën të shtënat, ku si të dyshuar janë shoqëruar edhe dy persona.

Si të dyshuar për ngjarjen janë i plagosuri Aleksandër Llanaj, Ani Delaj dhe Ervis Mehmeti, të cilët janë prangosur nga policia.

Uniformat blu kanë sekuestruar dy automjete tip BMW X5 të cilat dyshohet se janë përdorur në vendngjarje si dhe dy armë zjarri pistoletë. Mendohet se i përfshirë në ngjarje është edhe një person i katërt i cili është shpallur në kërkim.

Bëhet e ditur se viktimat dhe të ndaluarit janë me precedentë penale, dhe se ngjarja dyshohet të jetë përplasje mes dy bandave për larje hesapesh.

Uniformat blu kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë për zbardhjen e plotë të krimit të ndodhur./noa/

Lajme të ngjashme

Back to top button