Mitrov humbi me tush në Hungari

Sot në Hungari, në qytetin e Budapestës ka filluar Kampionati Botërorë në mundje për senior. Në xhiron e parë Maqedoninë e ka përfaqësuar vetëm Dejan Mitrov në kategorinë deri 66 kg, i cili përballë kishte kundërshtarë tepër të fortë, mundësin nga Uzbekistani i cili e ka mundur me tush teknik. 

Pas epërsisë me 7-0, gjyqtarët e ndërprenë luftën. Nëse kundërshtari i Mitrovit kualifikohet në finale, atëherë edhe mundësi nga Maqedonia do të ketë shanse për shans përmes repasazhit. 
Nesër në program janë duelet në kategorinë deri 84 kg, kur do të paraqitet dhe mundësi i dytë i Maqedonisë, Dejan Bogdanov. 

Të përkujtojmë se shkaku i lëndimit nuk udhëtoi fare për në KB Jasin Rexhallari, ndërsa mundësit po udhëhiqen nga seleksionuesi i Maqedonisë, Lulzim Vrenezi. 

Së bashku me ekspeditën që udhëtuan për në Hungari janë nënkryetari i Federatës së Mundjes së Maqedonsë, Betim Vrenezi dhe kryetari Çedo Nikollovski, të cilët janë pjesëmarrës në kongresin e FILA-s. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button