BE-ja vendos sanksione kundër Kroacisë

Anëtarët e Komisionit Evropian e mbështetën propozimin e nënkryetares së KE-së, Vivien Reding, e cila është përgjegjëse për gjyqësinë, nënshtetësinë dhe të drejtat e njeriut, Kroacisë t’i vendosen sanksione për shkak të shkeljes së dispozitave të urdhrit evropian për ekstradim.

Arsyeja për hapin e këtillë është i ashtuquajturi “Ligj Perkoviq”, gjegjësisht ligji për bashkëpunim gjyqësor në veprat penale me anëtaret e BE-së.

Konsiderohet se ai do ta kursejë nga arrestimi dhe ekstradimi ish-zyrtarin e lartë të shërbimit të fshehtë jugosllav Josip Perkoviq. Pas tij, Gjermania ka lëshuar fletë-arrest për shkak të dyshimit se ka marrë pjesë në organizimin e vrasjeve të më shumë disidentëve kroatë gjatë viteve të 80-ta të shekullit të kaluar.

Lajme të ngjashme

Back to top button