Zoran Zaev pritet që nesër të dëshmojë për të tretën herë në Prokurori

Lideri i opozitës Zoran Zaev, pritet që nesër të paraqitet për të tretën herë në Prokurori për rastin “Puçi”.

Sipas avokatit të Zaevit, ai ende është duke i shqyrtuar provat e ngritura ndaj tij. Përveç Zaevit, për rastin “Puçi” para prokurorit publik tanimë u paraqitën edhe katër të dyshuarit e tjerë, Verushevski, gruaja e tij, bashkëpunëtori i Zaevit nga Strumica dhe një person që ka punuar në DSK. Ndërsa i dyshuari i gjashtë e pranoi fajin dhe u morr vesh për dënim me burg prej 2 viteve. Avokati Mirosllav Vuiq, thotë se procedura po zhvillohet sipas afateve dhe kornizave ligjore. Por, ka përshtypje se shumë më ngadalë po punohet për kallëzimet penale kundër funksionarëve qeveritarë, të cilat i ngriti LSDM-ja.

‘Mirëpo këto kallëzime nuk kanë trajtim të këtillë ose të denoncuarit kanë trajtim tjetër që të kenë urgjencë sikur kallëzimi kundër z. Zaev. Përshtypja ime personale, ndoshta jam gabim, por është përshtypja se në mënyrë shumë ekspeditive po zhvillohet njëri ndërsa për tjetrin nuk kemi as përgjigje e as fjalë se çfarë është duke u vepruar me ato kallëzime, deri ku kanë arritur, a janë proceduar, a bëhet diçka sipas tyre. A bëjnë prokurorët kompetent diçka në këtë drejtim apo jo’, theksoi Mirosllav Vuiq – avokat, pjesë e ekipit juridik të LSDM-së për përgjimet.

Lajme të ngjashme

Back to top button