Vriten gjashtë ushtarë ukrainas, cënohet marrëveshja për armëpushim

Gjashtë ushtarë ukrainas janë vrarë sot nga separatistët pro-rusë në Schastye, e cila gjendet afër Luhanskt dhe konsiderohet njëra prej qendrave kryesore të separatistëve.

Si njofton Ministria e Brendshme e Ukrainës, katër ushtarët kanë gjetur vdekjen pasi që automjeti i tyre është goditur nga një granatë, transmeton Indeksonline.

Ndërkaq dy të tjerë gjetën vdekjen kur makina e tyre shkeli mbi një minë anti-tank afër portit të Maripolit.

Vetura me të cilën po udhëtonin ushtarët është goditur përderisa po udhëtonte mbi një urë në Schastey, qytet ky që kontrollohet nga qeveria, e cila gjendet 170 kilometra në verilindje të Donjeckut.

Ministria e Brendshme ka akuzuar separatistët pro-rusë për këtë sulm, por që fajtorët kryesorë ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht.

Ky incident dëmton marrëveshjen e armëpushimit të muajit shkurt, që u arrit në Minsk të Bjellorusisë në mes të Ukraniës, Rusisë, Gjermanisë dhe Francës. /Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button