Francë, ndërpriten kërkimet për viktimat e avionit Germanwings

Franca e ka ndërprerë kërkimin për viktimat e aeroplanit të Germanwings, ndonëse kërkimet po vazhdojnë për gjërat personale të 150 viktimave, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

Të gjithë pasagjerët e fluturimit nga Barcelona për në Dyzeldorf, kanë vdekur kur aeroplani i tyre ra mbi alpet franceze, në fund të muajit mars.

Prokurorët besojnë që bashkëpiloti gjerman, Andreas Lubitz, me qëllim e ka rrëzuar aeroplanin në mal.

Ndërkaq hetimi ligjor që po zhvillohet në Gjermani përmend problemet mendore të gjermanit, 27 vjeçar, Lubitz.

Prokurorët gjerman kanë thënë gjatë kësaj jave se Andreas Lubitz kishte bërë kërkime në internet për mënyrat e vetëvrasjes, disa ditë para fluturimit.

Lajme të ngjashme

Back to top button