Adnan Januzaj impresionon Moyes në debutim

Paraqitja e Adnan Januzajt ndaj Crystal Palace, që ishte dhe debutimi i tij në Premier League ka lënë të mahnitur trajnerin e Man.UTD, David Moyes, i cili teksa sytë i ka nga blerja e verës Marouane Fellaini, ka kuptuar se zbulimi i vërtetë mund të jetë pikërisht 18 vjecari me origjinë shqiptare, për të cilin po shfaq interes dhe përfaqësuesja kuqezi.

Sipas asaj që shkruan Daily Mail, Moyes po mendon ta grumbullojë gjithmonë me skuadrën e parë, dhe për herë të parë djaloshi do të ketë jo vetëm emrin e tij në dhomat e zhveshjes së djajve të kuq, por gjithashtu dhe një palë këpucë me emrin sipër, privilegj që i takon vetëm futbollistëve të skuadrës së parë.

Vetë Moyes për mediat britanike i pyetur mbi debutimin fantastik të Januzajt deklaroi se tashmë të gjithë po ndërgjegjsohen për talentin e 18-vjecarit, duke vlerësuar mbin të gjitha kapacitetin e tij teknik. gjithsesi Moyes theksoi se është e rëndësishme që djaloshi të qëndrojë me këmbë në tokë dhe të punojë sa më shumë për të bërë përpara në futbollin e madh.

Lajme të ngjashme

Back to top button