Tregoje letërnjoftimin, nëse dëshiron alkool dhe cigare

Tregtarët do të duhet ta vërtetojnë se blerësit e pijeve alkoolike dhe energjetike, por edhe të cigareve, kanë mbi 18 vjet, para se t’ua shesin prodhimin, pretendon një nga ndryshimet e ligjit për tregti, të cilat janë në diskutim në komisionet e parlamentit. Ministria e ekonomisë do të miratojë edhe udhëzime të veçanta për vërtetimin e moshës.

“Ky ndryshim ka për qëllim mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së të miturve dhe të respektohet kufizimi për shitjen ose blerjen e pijeve alkoolike dhe energjetike dhe cigare. Shitësi në pakicë obligohet që gjatë shitjes së pijeve alkoolike dhe energjetike dhe cigare, ta vërtetojë moshën e blerësit”, thonë nga Ministria e ekonomisë, të cilët propozuan ndryshimet.

Të rejat e ligjit për tregti parashikojnë edhe futjen e përkujtimit të skadimit të licencës. Me këtë të re, me leje të kompanive, për një kompensim me të holla, Ministria e ekonomisë do t’i informojë ndërmarrjet e biznesit për skadimin e licencës. Afati të cilin Ministria do ta bëjë këtë është tridhjetë ditë para skadimit oficial të lejes.

“Eksperiencat e deritanishme tregojnë se pjesa më e madhe e ndërmarrjeve pa kohë të caktuar i rinovojnë licencat e tyre, pas skadimit të afatit të licencës së lëshuar më parë, me çka kanë rrezik për sanksione gjatë inspektimit. Për këtë arsye, Ministria e ekonomisë, 30 ditë para se skadimit të afatit për vlefshmërinë e licencës së dorëzuar më parë, ta përkujtojë të licencuarin nëpërmjet postës elektronike në e-mail adresë ose me mesazh celular, për periudhën e vlefshmërisë”, qartësojnë nga Ministria e ekonomisë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button