Mediat: Lenjani u dëmtua me kombëtaren shqiptare

Ermir Lenjani ka pësuar një lëndim gjatë fitores 2-1 të Shqipërisë ndaj Armenisë në “Elbasan Arena”.

Ermir Lenjani ka pësuar një lëndim gjatë fitores 2-1 të Shqipërisë ndaj Armenisë në “Elbasan Arena”. Mediat franceze raportojnë se mesfushori 25-vjeçar është kthyer te Rennes i dëmtuar nga grumbullimi me kombëtaren kuq e zi, ndërsa i referohen lajmërimit të klubit breton. Në ndeshjen ndaj Armenisë futbollisti i lindur në Gjilan u fut në lojë në fillimin e pjesës së dytë duke marrë vendin e Abrashit dhe rezultoi një nga ndërhyrjet e goditura të De Biasit.

Sipas mediave franceze, Lenjani vuan një lëndim muskulor në kofshën e djathtë, por ende nuk dihet se sa kohë do t’i duhet të qëndrojë jashtë fushës pasi klubi i Renn nuk ka specifikuar kohën e rikuperimit. Për të mësuar diçka të tillë duhen pritur ekzaminimet e mëtejshme mjekësore, ndërkohë që spekulime të pakonfirmuara flasin se Lenjanit do ti duhet të qëndrojë disa javë pa luajtur. 25-vjeçari që shënoi golin e parë me kombëtaren në barazimin 1-1 me Danimarkën u transferua te Rennes në muajin Janar nga Saint Gallen.

Lajme të ngjashme

Back to top button