Zayn Malik braktis “One Direction”
“Po largohem nga grupi “One Direction” sepse dua të jetoi jetën time normalisht si një 22 – vjeçarë”, kjo ka qenë deklarata e këngëtarit Zyan Malik lidhur me vendimin për t’u larguar nga grupi i preferuar i adoleshentëve në mbrarë botën.
Grupit muzikor “One Direction” do t’i duhet të vazhdojnë turet në mbarë botën tashmë në katër.
Për këtë largim të papritur Malik është shprehur: “Jeta ime me “One Direction” ka qenë shumë më tepër se mund të kisha imagjinuar. Por pas 5 vitesh si pjesëtar i këtij grupi mendoj se është momenti i duhur për t’u larguar.”
Malik i ka kërkuar falje fansave nëse do të zhgënjehen nga ky largim i papritur.
“I kërkoj falje të gjithë fansave, por duhet të bëj atë që ndiej se është më e mira për mua.”