Ngjela: Majko, Blushi, Dade duhet të ishin në qeveri

“Rama ka gabuar në kompozimin e qeveris. Të paktën 3 persona duhet të ishin në qeveri; Majko, Arta Dade dhe Blushi”.

Keshtu eshte shprehur Spartak Ngjela, kreu i Partisë për Ligj dhe Drejtësi i ftuar në rubrikën “Opinion” në TV News24.

Sipas Ngjeles, “Majko duhet të ishte në qeveri. Blushi patjetër dhe Arta Dade. Mbase ata kanë refuzuar, por kanë bërë gabim. Nëse ka qenë shkak mandati, Rama të hiqte dorë nga kjo ide”, ka thene ai.

Sipas Ngjelës Rama kishte turp të bënte publike postin që i kishte menduar ti caktonte ndaj për këtë arsye ai ‘nuk mund të ulte dot veten’ ta pranonte. “Una jam ose me qeverinë ose kundra saj”, theksoi Ngjela.

Ai ka tjeksuar se nuk mund të jete vartës i askujt. “Unë jam partner”, theksoi Ngjela për pretendimin e tij duke mohuar kategorikisht post zv/ministri teksa paralajmëroi se ‘prishja e partnershipit krijon partnershipe të reja. Do thotë se ka ekuacion të ri në politikë./ Panorama

Lajme të ngjashme

Back to top button