Bashkangjitu në ‘Mëngjesin e urës’

Më 22 shtator 2013 (e dielë), Qyteti i Shkupit dhe SHMQSH “Llazar Tanev”-Shkup, për here të katërt organizojnë ngjarjen ‘MËNGJES NË URË 2013’, por këtë vit në dy ura, te Ura e Gurit dhe te ura Syri. 

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, nikoqir i manifestimit theksoi se “Mëngjes në urë” është ngjarje unikate ku qytetarët dhe vizitorët e qytetit të Shkupit, së bashku do të hanë mëngjes te simboli i unitetit-Ura e Gurit, ndërsa nga ky vit edhe te ura Syri. 

‘Duke e patur parsysh interesimin e madh për këtë ngjarje, ndërsa për shkak të specifikës të hapësirës ku organizohet ngjarja, sikurse u premtova vitin e kaluar shkupjanëve, këtë vit ngjarjen do ta organizojmë në dy ura- Ura e Gurit dhe ura Syri. Dëshiroj t’i informoj të të gjithë qytetarët e interesuar që kanë dëshirë të bëhen pjesë e manifestimit, se duhet të sigurojnë biletë për hyrje. Dëshiroj të theksoj se për shkak të hapësirës në të cilën mbahet ngjarja –Ura e Gurit dhe ura Syri, numri i vizitorëve është i kufizuar, prandaj rekomandoj që të gjithë qytetarët e interesuar të marrin bileta nga dita e nesërme që të sigurojnë vend në këtë ngjarje, që është e vetmja e këtij lloji në rajon’ theksoi kryetari Trajanovski. 

Biletat mund të merren falas në punktin e vendosur në sheshin Maqedonia para restorantit Pelister, nga dita nesërme 13.09 (e premte) deri më 19.09 (e enjte),ndërsa punkti do të vendoset nga ora 10:00 deri 15:00. Më 22 shtator ngjarja do të fillojë në ora 9:00 paradite dhe përfundon në ora 11:00. Në këtë manifestim qyteatarët do t’i argëtojnë muzikantët rrugor të Qytetit të Shkupit.  

Qyteti i Shkupit, nga Buxheti sivjetë ka ndarë 450 000 denarë për realizimin e këtij projekti, por gjithashtu manifestimi është ndihmuar nga shumë donatorë, restorante, furra, hiper markete, si dhe prodhues të ushqimeve dhe pijeve, të cilët tradicionalisht dhurojnë prodhime të veta për këtë ngjarje. /Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button