Edi Rama nesër arrin për vizitë në Kosovë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nis të premten vizitën e tij të parë zyrtare dhe pikërisht në Kosovë.

Pritet që në këtë vizitë Rama të shoqërohet nga bashkëpunëtorë të afërt dhe ministra të kabinetit të tij. Mësohet gjithashtu se kryeministri i ri i Shqipërisë do t’i drejtohet me një fjalë edhe Kuvendit të Kosovës, raporton BW.

Këtë vizitë kryeministri i ri i Shqipërisë e kishte paralajmëruar edhe më herët gjatë takimit që pati në Tiranë me kryeministrin Hashim Thaçi.

Madje, në këtë takim u fol se dy qeveritë do zhvillonin mbledhje të përbashkëta që kishin si synim rritjen e bashkëpunimit për realizimin e qëllimit të përbashkët, bashkimit nën qiellin e BE-së.

Vizita do të nisë nga ora 9:00 e mëngjesit, kur kryeministrit Rama do t’i bëhet pritje me ceremoni shtetërore në sheshin Skënderbe, pranë objektit të Qeverisë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button