Assad: Armët siriane do vendosen nën kontroll ndërkombëtar

Presidenti sirian, Bashar al-Assad, është shfaqur në televizionin rus për të konfirmuar se armët kimike të vendit të tij, do të vendosen nën kontrollin ndërkombëtar.

Assad ka thënë për Rossiya 24 se lëvizja është rezultat i nismës ruse dhe jo e kërcënimeve amerikane për ndërhyrje ushtarake në Siri.

Komentet erdhën në kohën kur sekretari amerikan i Shtetit John Kerry dhe ministry i jashtëm rus, Sergei Lavrov po mbajnë një takim në Gjenevë lidhur me çështjen në fjalë, transmeton REL.

SHBA akuzojnë regjimin sirian për vrasjen me armë kimike të qindra personave, në një sulm që ka ndodhur pranë Damaskut më 21 gusht.
Qeveria siriane mohon akuzat dhe fajëson kryengritësit për sulmin.

Ndërkohë, kryeministri i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka thënë se dyshon që presidenti sirian Bashar al-Assad do të përmbush zotimin e tij që të lë armët kimike nën kontroll ndërkombëtar, duke e akuzuar atë se po dëshiron të blej kohë për “masakra” të reja.

Turqia që është kritikuesi më i zëshëm i Assadit, përkrah intervenimin ushtarak në Siri dhe është shprehur kundër pavendosmërisë së perëndimit, në veçanti planeve amerikane që çfarëdo sulmi ajror do të ishte i kufizuar në parimin kohor.

Lajme të ngjashme

Back to top button