Gjuriq – Hashim Thaçit: Mos ëndërro për njohjen e Kosovës nga Serbia

Drejtori i zyrës serbe për Kosovën, Marko Gjuriq ka thënë se njerëzit nuk duhet të ushqehen me iluzionet se Serbia do ta njohë Kosovën një ditë.

Megjithatë, sipas tij, kjo nuk do të thotë se qytetarët në Kosovë, të dy palët, shqitarët dhe serbët, nuk duhet të jetojnë së bashku dhe të përmirësojnë gjendjen e tyre së bashku, transmeton Indeksonline.

Ministri i jashtëm i Kosvës, Hashim Thaçi, kishte deklaruar për Agjencinë e Lajmeve APA, se ai është i bindur se Serbia do ta njohë Kosovën në një të ardhme të afërt.

Në reagim të kësaj deklarate të Hashim Thaçit, Gjuriq ka thënë se Institucionet kosovare nuk duhet të ëndërrojnë kot për njohjen e Serbisë – Kosovës.

“Rruga për tek normalizimi i mardhënieve është e pakthyeshme. Por, ëndërrat e ditës në mënyrë konstante nga institucionet kosovare për njohjen e Serbisë shprehin një refleksion jomaturie të politikanëve kosovarë”, deklaroi Gjuriq.

Gjuriq tha se Qeveria e Kosovës duhet të fokusohet në gjëra më jetike për qytetarët e vet.

“Ajo çfarë me të vërtetë është shqetësuese, është mungesa e seriozitetit të institucioneve kosovare me problemin e korrupsionit, papunësisë si dhe konflikteve ndëretnike”, shtoi Gjuriq.

Gjuriq e këshilloi Hashim Thaqin që t’i kthehet realitetit. “Kthehu në realitet, dhe ta keshë parasyshë se qytetarët e Kosovës vuajnë jo nga vonesat e dialogut Kosovë-Serbi, proces i cili njëkohësisht krijon mundësi të stabilizimit rajona dhe zhvillimit ekonomik”, tha Gjuriq. /Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button