Reagon Haxhi Krasniqi: Nuk ju kërkoj falje, arrini ju si unë!

Haxhi Krasniqi ka reaguar në faqen e tij në Facebook pas humbjen së meçit të të shtunës. Krasniqi ka thënë se nuk dëshiron që të arsyetohet, por vetëm të falënderohet. Boksieri kosovar ka edhe një porosi për ata që e kanë kritikuar.

“Nuk dua t’ju arsytohem, vetem dua t’ju falenderohem dhe dua t’ju them se asnjë njeri ne kete botë nuk do gëzohej me shume se une nese do e fitoja duelin e se Shtunes, andaj asnje njeri në kete bote nuk u hidherua dhe nuk u merzit me shum se une nga kjo humbje!!!

Ju falenderoj shume te gjithe juve qe me keni perkrahur dhe vazhdoni te më perkrahni gjithmone, ju falenderoj se besuat dhe vazhdoni te besoni ne mua, per keto do mbetem gjithe jeten falenderues!!!
Atyre qe u zhgenjyen dhe u deshpruan nga une nuk dua t’ju kerkoj falje po dua tj’u them diçka: Nëse JU të nderuar, do të arritni ndonjëhere deri këtu ku arrita unë me punë, ndjers dhe vullnet atëhere jeni te sigurt se unë do jem Fansi i juaj me i flakt, sepse vetem une e di dhe e kuptoj se sa e veshtir ishta rruga ime drejt Titullit te botes ne boksin profesionist.

Ju falemnderit për mirëkuptim!!!” ka shkruar Haxhi Krasniqi në Facebook.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. zoti robin krasniqi te lutem mos u deshpro nga komente prej idiotesh se ti je krenaria e shqipetareve une behem krenar vetem kur lexoj emrin tend populli jone fale teje dhe disa te tjereve me arritje te tilla ndryshoj mendimet e liga te gjithe botes ndaj shqipetareve. NJE POPULL SHQUHET NGA NJERZIT E TIJ TE SHQUAR emri yt do te skalitet ne histori n ebotes .TE UROJ SUKSESE NECDO HAPE TE JETES

Back to top button