Hungaria kthen me autobus 35 azilkërkues kosovarë

Deri më tani Hungaria i ka kthyer kosovarët azilkërkues me rrugë ajrore, por të mërkurën e 25 marsit do të vijë edhe autobusi i parë me 35 kosovarë nga atje.
Kështu ka konfirmuar për lajmi.net, Valon Krasniqi, drejtor i Departamentit për Migrim në MPB.

“Tash do të bëhet edhe kthimi nëpërmjet rrugëve tokësore. Sot e kemi marrë njoftimin nga Ambasada e Hungarisë që 35 persona kthehen në pikëkalimin në Merdarë më 25 mars, në orën 13:00”, theksoi ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button