Zhernovski: Kemi punë me pushtet totalitar
Kryetari i komunës Qendër, Andrej Zhernovski e dënoi arrestimin e mbrojtësve të parkut te Bristoli, këshilltarit komunal dhe drejtorit të parkingjeve të kësaj komune në orët e hershme të mëngjesit.
“Orë policore në qendër të Shkupit”. Kjo, për kryetarin e komunës Qendër, Andrej Zhernovski, është karakteristikë e shteteve policore. Aksioni i policisë në orët e hershme të mëngjesit dhe arrestimi i mbrojtësve të parkut na ktheu në kohërat për të cilat menduam se kanë përfunduar, thotë Zhernovski.
“Dyqind policë të forcave speciale për 10 persona që e kanë mbrojtur parkun te hoteli Bristol është dëshmi se kemi punë me pushtet totalitar”. Kjo ka ndodhur në orët e mëngjesit, në kohën e njëjtë kur miratohej PDU-ja që e mundësoi shkatërrimin e gjelbërimit dhe ndërtimin e objektit në stil barok, dhe në të njëjtën kohë kur u prenë drunjtë prapa Bristolit”, tha Zhernovski.
Ai theksoi se do të vazhdojnë të luftojnë për interesat e qytetarëve. /Portalb