DAP- shpall konkurs për punësime të reja, paga bruto 50 mijë den

Drejtoria e të hyrave publike ka shpallur konkurs për vende të reja pune.

Bëhet fjalë për punësim të një përmbaruesi për vendet e punës në Departamentin për tatimpaguesit me shumicë.

Kandidatët potencial duhet të kenë të kryer master apo fakultet me EKTS së paku 240 kerdi, në sferën e Ekonomikut apo Fakultetit Juridik, ndërsa te kenë së paku 3 vjet. Paga bruto për këtë vend pune është 50.332 denarë. 

Sipas Konkursit, kandidati patjetër të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë, ndërsa mund të aplikojnë në pesë ditët e ardhshme në http://www.ujp.gov.mk/mk/obrasci/opis/105

Kandidatët që plotësojnë kushtet do të thirren në intervistë, ndërsa më i përzgjedhuri do të thirret për vendin e punës menjëherë pasi të mbarojë shqyrtimi.

Ndryshe, në Drejtorinë e të hyrave publike (DAP) të Maqedonisë, sipas të dhënave zyrtare të Avokatit të Popullit përfaqësimi i shqiptarëve në raportin e vitit 2011 ‘Numri i përgjithshëm i të  punësuarve në  DAP në vitin 2011 ishte 1335. Prej tyre, 85 janë  në  vende udhëheqëse ndërsa në pozita jo udhëheqëse 1250. 1084 të  punësuar janë maqedonas, ndërsa 100 shqiptarë  (apo 13%), 13 të punësuar turq, 3 romë, 15 vllahë, 15 serb dhe 2 të tjerë. Nga këto 100 të  punësuarit shqiptarë, në  vitin 2011, 8 persona kanë  qenë në poste udhëheqë se ndërsa 92 joudhëheqëse./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button