Rritja e divorceve dukuri shqetësuese për Dibrën
Dhuna në familje, situata e rëndë ekonomike dhe sociale kanë mundësuar që të rritet dukshëm dukuria e divorceve në komunën e Dibrës dhe ne Qendrën e Zhupës. Në bazë të të dhënave të marra nga Gjyqi Themelor në Dibër fenomeni i këtillë ka qenë shumë i rrallë, mirëpo në dekadën e fundit se vjen dhe shtohet.
”Më parë në gjykatën tonë janë evidentuar një deri në pesë raste të divorceve, mirëpo gjatë periudhës së tranzicionit numri dukshëm po rritet si në Dibër ashtu edhe në Zhupë. Vetëm gjatë vitit të kaluar numri i divorceve ka arritur deri në 40 raste.
Numri më i madh i tyre janë shënuar në vendbanimet fshatare të Dibrës dhe në Qendrën e Zhupës, vlerësojnë punonjës të Gjyqit.
Vetëm në Dibër janë evidentuar 15 raste të ndërprerjes së jetës bashkëshortore.Një pjesë e lëndëve për divorc janë nga çrregullimet e marrëdhënieve bashkëshortore kriza ekonomike dhe dhuna në familje.
“Jam nënë e dy fëmijëve shprehet I.M.dhe e vetmja mundësi dhe shpëtim për mua ishte ndarja nga burri.”Për 16 vjet me radhë kam pasur dhunë të madhe nga bashkëshorti im i cili gjithë pagën mujore e dërgonte nëpër kafene dhe nuk binte asnjë denar në shtëpi. Isha e detyruar të punoj nëpër shtëpi dibrane si pastruese që të fitoj bukën e gojës të fëmijëve të mi. Ai nuk më linte ta bëj këtë punë dhe më mall tretonte fizikisht, duke ushtruar dhunë gati për çdo ditë , por isha e detyruar të punoj se nuk kisha bukë për fëmijët e mi.”, u shpreh gruaja e divorcuar I.M. nga Dibra.
Ndërkaq shkaku tjetër që arrihet deri të divorcet është ndikimi i mërgimit. Ndarja fizike e bashkëshortëve me shkuarjen e tyre jashtë shtetit me punë të përkohshme, ndikon që për arsye të ndryshme të martohen sërish atje, vlerësojnë nga Gjyqi Themelor i Dibrës.