Brukseli dhe Strasburgu e injorojnë Gjorge Ivanovin

Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov ka kërkuar takim me kryetarët e Parlamentit Evropian në Këshillin e Evropës, Martin Shulc dhe Donald Tusk, por jozyrtarisht mësohet se edhe nga Brukseli dhe Strasburgu është refuzuar.

Nga kabineti i Ivanovit për “Vest” kanë thënë se takimet mes zyrtarëve të lartë evropian Shulc dhe Tusk ishin planifikuar në fund të muajit.

“Ata janë anuluar dhe punohet në caktimin e terminit të ri të realizimit të vizitës në Bruksel”, kanë thënë nga kabineti i Ivanovit.

“Kemi pranuar kërkesë për takim, por u informuam se udhëtimi duhet të anulohet”, ka thënë Armin Mahmer, zëdhënës i kryetarit të PE-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button