Invalid i luftës kërcënohet se do të vetëdigjet nëse duhet ti kthejë paratë në MPB

Invalidi i luftës, Mitko Mitevski, sot para Ministrisë së Punëve të Brendshme është kërcënuar se nëse ka nevojë ai do të vetëdigjet nëse duhet të kthejë dëmshpërblimin prej 50 mijë denarëve që e ka marr nga shteti si i lënduar nga rrëzimi i helikopterit gjatë konfliktit të 2001-shit më 17 Mars në Kodrën e Diellit.

MPB ka kërkuar nga Mitevski që ti kthejë të hollat në bazë të pasurimit të paligjshëm me kamata ligjore, ndërsa ai sqaron se vendimin ne e ka marr ai por gjykata.

“Ky shtet për dikë është nënë e për dikë njerkë. Nëse do të duhet ta kthej dëmshpërblimin, do të vij këtu dhe do të vetëdigjem”, deklaroi invalidi i luftës.

Lajme të ngjashme

Back to top button