Peshevski deri te Kusari: Të balafaqojmë argumentet në funksion të së vërtetës

Zëvendës kryeministri për çështje ekonomike Vlladimir Peshevski, ftoi sot zëvendës kryeministren dhe ministren për tregti dhe industri të Kosovës, Mimoza Kusarin në një duel televiziv, ku do ti ballafaqojnë argumentet në funksion të realitetit për tejkalimin e situatës në mes dy vendeve.

“Jemi dëshmitarë të një situate jot ë mirë në të cilën u gjendën shtetet tona, gjatë ditëve të kaluara. Në opinionin publik në të dy shtetet tona qarkullojnë informacione dhe mendime të ndryshme për motivet, arsyet dhe faktet mbi të cilët bazohet krijimi i situatës aktuale. Kjo krijon tollovi dhe nuk ndihmon në tejkalimin e gjendjes”, thotë Peshevski.
Ai, shtonë se qytetarëve ua kemi borxh të vërtetën, prandaj fton ministren Kusari në një emision të përbashkët televiziv, ku do të mund të prezantohen argumentet e të dyja palëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button