“I’am alive”, në 5 këngët më të klikuara të Eurovisionit

“Dielli ka vdekur, por Elhaida Dani është gjallë!” Kështu nis shkrimi i faqes online WiWiBloog, që i referohet Eurosong-ut. Që nga dita kur video u publikua, emri i Elhaida Danit po bën xhiro në të gjithë Europën.

Kënga “I’m alive” është duke u duartrokitur dhe duke rritur shikueshmërinë dhe pëlqimet. Këtë herë Dani nuk po mposht vetëm shtetet fqinje, por është duke kryesuar edhe ndaj fuqive të mëdha. Videoklipi i këngës është konsideruar si një ndër më të realizuarit dhe shanset janë shumë të mira për më lart.

Sipas WiWiBloog, këngëtarja është votuar nga audienca e Eurovizionit, duke u renditur në pesëshen më të mirë të këtij kompeticioni: “Vetëm dy ditë pas publikimit të videos së këngës “I’m alive”, kënga ka arritur të grumbullojë rreth 450.000 shikime dhe 10.000 pëlqime. Që prej pjesëmarrjes së saj të parë, Shqipëria i ka rritur pretendimet dhe shanset për Eurovizionin dhe, pse jo, tani është edhe favorite për të fituar gjysmëfinalen. Ky është një hap i madh”,- shkruhet në WiWiBloog.

Kënga “I’m alive”, aktualisht është në Top 5 e këngëve më të klikuara të Eurovisionit.

Ja lista e 5 këngëve më të para:

ANGLIA – Electro Velvet – Still in Love – 855.403 shikime

RUSIA – Polina Gagarina – A Million Voices – 671.481 shikime

ARMENIA – Genealogy – Face The Shadow – 518.038 shikime

SHQIPËRIA – Elhaida Dani – I’m Alive – 450.000 shikime

BELGJIKA – Loïc Nottet – Rhythm Inside – 189.789 shikime

Lajme të ngjashme

Back to top button