Rihanna sjell detaje për albumin e saj të ri “shpirtëror” (Video)

Këngëtarja e famshme Rihanna ka zbuluar detaje për albumin e saj të ri, siç e quan ajo, “soulful” (shpirtëror).

Këngëtarja e hitit “Diamonds” ka thënë për MTV se dëshiron të krijojë një album të cilin mund ta performojë edhe pas 15 vitesh.

“Kam bërë shumë këngë të cilat janë me të vërtetë këngë të mëdha…ata thjeshtë janë “shpërthyese””, ka sqaruar Rihanna.

“Jo se nuk ishin muzika reale, por unë thjeshtë kam pasur dëshirë të fokusohem në gjërat që ndjehen realisht, që ndjehen me shpirt, që ndjehen përgjithmonë”.

“Doja këngë të cilat mund t’i performojë edhe pas 15 vjet. Doja një album të cilin mund ta performojë pas 15 vjet, jo këngë që mund të “digjen” apo të harrohen”, transmeton Koha.net.

27 vjeçarja ka shtuar se nuk kënaqet më gjatë performimit të shumë këngëve të saj.

“Tani kam kuptuar se kur dal në skenë, nuk dua të performojë shumë këngë të mija sepse nuk i ndjejë ato këngë. Dua të bëjë këngë të cilat janë të përjetëshme”, ka thënë këngëtarja.

Rihanna në fillim të këtij muaji ka paralajmëruar dy këngë nga albumi i saj i tetë, duke përfshirë “FourFiveSeconds”, “American Oxygen” dhe “Higher”./ Koha.net

Lajme të ngjashme

Back to top button