Kërçovë, këshilltarët maqedonas “të përmbajtur” për statutin e ri

Sot u mbajt mbledhja e shtatë e Këshillit të Komunës së Kërçovës në të cilën, ndër të tjera, u miratua propozim statuti i ri i komunës.
Të gjitha pikat e rendit të ditës në mbledhjen e sotme të Këshillit të Komunës së Kërçovës u votuan me shumicë votash nga këshilltarët e shqiptar. Këshilltarët maqedonas në shenjë proteste qëndruan “të përmbajtur” ndaj të gjitha pikave të propozuara si shenjë proteste për largimin nga puna të katër zjarrfikësve maqedonas gjatë muajit prill.
Gjatë kësaj seance gjithashtu u miratuan llogaritë përfundimtare të ish komunave, asaj të Osllomesë, Zajazit, Vraneshticës dhe Drugovës.

Lajme të ngjashme

Back to top button