Stano: KE pret që të zbatohet marrëveshja e 1 marsit

Peter Stano, zëdhënësi i Komisionerit për Zgjerim Stafan Fyle ka thënë se raporti për ngjarjet e “24 dhjetorit” do të ndikojë në raportin vjetor për progresin e Maqedonisë që KE-ja e publikon 16 tetor.

Stano ka thënë se po i ndjekin dhe do t’i ndjekin me shumë kujdes përfundimet e punës së Komisionit Anketues.

“Gjithsesi ne tash me shumë kujdes do ti ndjekim konkluzionet nga puna e Komisionit Anketues. Pikëpamjet dhe puna e komisionit, si dhe mënyra se si do të implementohen rekomandimet do të ndikojë në raportin për progresin e Maqedonisë drejtë BE-së. Kjo është një nga momentet më të rëndësishme për zhvillimet politikë në vend si dhe për përshtypjen për një pjekuri politike”, deklaroi Stano.

Lajme të ngjashme

Back to top button