Howitt: Marrëveshja e Komisionit, raport pozitiv për Maqedoninë

Raportuesi në Parlamentin Evropian për Republikën e Maqedonisë, Richard Howitt, e përshëndeti marrëveshjen e Komisionit për hetim të ngjarjeve në Kuvend në vendin tonë, me qëllim të ndriçimit të ngjarjeve që ndodhën në Kuvendin e Maqedonisë më 24 dhjetor të vitit të kaluar.

Në deklaratën për korrespondentin e MIA-s nga Brukseli, eurodeputeti britanik theksoi se ai i bashkëngjitet komentit të djeshëm të komisarit për zgjerim të Bashkimit Evropian, Shtefan Fyle, se konkludimet e komisionit ad-hok janë “të suksesshme dhe konstruktive”.

“Fillimisht do të doja ta studioj marrëveshjen në hollësi. Por, megjithatë, nuk hamendem për ta përshëndetur marrëveshjen e suksesshme të komisionit ad-hok, të arritur me konsensus, posaçërisht që është pjesë e marrëveshjes politike të arritur më 1 mars, me qëllim të tejkalimit të krizës politike në vend, në çka edhe unë isha i involvuar”, thotë Howitt për MIA-n.

Sipas raportuesit nga Europarlamenti për Maqedoninë, kënaqësia që ndjen ai, por që ekziston edhe në Union për shkak se marrëveshja për ndriçimin e ngjarjeve të vitit të kaluar është arritur me konsensus ndërmjet dy partive më të mëdha politike tek ne.

“Bisedova me njërin nga anëtarët e Komisionit për rrjedhën e punës së tij dhe për këtë arsye nuk hezitoj të them se jam i kënaqur nga marrëveshja e arritur, që është e shkëlqyeshme për eurointegrimet e vendit”, shton Howitt.

Në pyetjen për ta komentuar refuzimin e LSDM-së opozitare që të mbahen zgjedhje të parakohshme këtë vjeshtë, që u ofroi kryeministri Nikolla Gruevski, e që në insistim të Branko Cërvenkovski edhe u gjend në marrëveshjen e 1 marsit, në të cilën nënshkrim vuri edhe ai, eurodeputeti Houit me përgjigje:

“Nuk është e imja, e as e dikujt nga BE-ja të komentojë për ofertën dhe refuzimin e zgjedhjeve të parakohshme. Për këtë arsye, këtë pjesë nuk do të doja ta komentoj”, thotë eurodeputeti nga Britania e Madhe.

Për atë se çka do t’i sjellë pozitivisht kjo marrëveshje Maqedonisë në raport me Brukselin zyrtar, Howitt është decid:

“Jam i bindur se konkludimet e komisionit ad-hok për ngjarjet në Kuvend të 24 dhjetorit të vitit 2012 do të kenë ndikim tek Komisioni evropian për sjelljen e raportit pozitiv për vendin muajin e ardhshëm. Nuk do të doja të komentoj nëse, dhe a do të ketë rekomandim të ri për fillim të negociatave inkuadruese të vendit tuaj me BE-në, por jam i sigurt se e tërë kjo sjell të mira dhe jam i bindur se do të ndikojë pozitivisht edhe lidhur me rekomandimin”, konkludon anëtari britanik i Parlamentit evropian dhe raportues për Republikën e Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button