“Xhumajlia” edhe zyrtarisht filloi me punë

Kompania indiane “Sahara grup” me rituale indiane dhe ortodokse sot për punë të mbarë, zyrtarisht e filloi realizimin e projektit për riorganizimin e agrokombinatit “Xhumajlia”, investim prej rreth 200 milionë euro.

Në tre vitet e ardhshme është planifikuar që “Sahara grup” të ndërtojë kapacitet rajonal të përpunimit të qumështit me fabrikë për ushqim të kafshëve dhe qumështore me fermë prej 20.000 krerë lopë, në të cilën do të prodhohen 80.000 litra qumësht në ditë.

Për një muaj do të fillojë ndërtimi i objekteve për vendosjen e kafshëve, ndërsa për një vit pritet të plasohet qumështi i parë nga kjo qumështore në tregun e Maqedonisë.

Investimi i “Sahara gurp” do të sigurojë punësimin e rreth 2.000 personave, ndërsa sipas kompetentëve, me këtë projekt do të kënaqen nevojat e tregut vendor me qumësht dhe prodhime të qumështit dhe ushqimit për kafshë.

-Projekti i “Sahara grup” për investim në bujqësinë e Maqedonisë dhe posaçërisht në prodhimtarinë e qumështit prej sot po bëhet realitet. Ky është projekti më i madh, investimi më i madh në bujqësinë e Maqedonisë në 25 vitet e fundit. Ky investim i “Sahara grup” do të paraqesë rilindje për rajonet e Llozovës, Sveti Nikoles, theksoi zëvendëskryeministri dhe ministër i Financave, Zoran Stavreski.

Sipas tij, ky investim, përveç mjeteve, do të sjellë edhe njohuri, që është e nevojshme për ngritjen e konkurrencës në bujqësinë e Maqedonisë.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Dimovski vlerësoi se projekti paraqet vërtetim të angazhimeve të Qeverisë në sigurimin e kushteve për hyrje të kapitalit të huaj dhe investim serioz në rajonet ku ka më së shumti nevojë.

menaxheri i përgjithshëm i “Sahara grup”, A.P Sina tha se kanë kapacitet për ta realizuar projektin dhe për t’i përmbushur premtimet e dhëna para qytetarëve që Maqedonisë dhe para Qeverisë.

“Sahara grup” e fitoi tokën bujqësore në agrokombinatin në koncesion prej 15 vitesh me mundësi për vazhdim, ndërsa qiranë të cilën duhet ta paguaj në vit është 121.000 euro. Transferimi i teknologjive të reja, njohuri eksperte dhe punësimi i 2.000 personave janë vetëm disa nga përfitimet e pritura.

Grupi punues me ekspertë nga më shumë sfera të rëndësishme për investimin Sahara grup, kadastër, mjedis jetësor, vetëqeverisje lokale,… tashmë është duke punuar në përgatitjet për realizimin e investimit.

Punësimet e paralajmëruara prej 2.000 personave duhet të jenë të profileve të ndryshme lidhur me bujqësinë.

Lajme të ngjashme

Back to top button